E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Mediat italiane trondisin me lajmin për balerinin shqiptar, reagon Kledi Kadiu

Një gazetë italiane ka ngjallur bujë ditën e sotme duke publikuar një lajm të rremë për vdekjen e balerinit të njohur me origjinë shqiptare, Kledi Kadiu.

Artikulli me titullin provokues: “Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe mes ndjekësve të tij.

Kadiu, i njohur për qasjen e tij ironike, reagoi menjëherë përmes një postimi në “Instastory”. Ai publikoi një fragment të lajmit dhe shkroi:

“Më tregoni se kur do të bëhet funerali, kështu që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit.”

Kledi Kadiu, i cili prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si balerin dhe koreograf në Itali, mbetet një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar dhe italian.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit