E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Përfundon asfaltimi i rrugës Ura e Çerenecit – Librazhd. Banorët: “I vonuar”

Ka përfunduar asfaltimi i plotë i rrugës Ura e Çerenecit – Librazhd, një projekt ky që kishte më shumë se një dekadë që kishte nisur.

Firma aqë kishte zbatimin e projektit ka përfunduar metrat e fundit të hedhjes së asfaltit mbi urën e Çerenecit.

Tashmë i gjithë aksi, nga Bulqiza në Librazhd, është i asfaltuar dhe pritet të jetë një lehtësim i madh për banorët që përshkon kjo rrugë në njësitë administrative Gjoricë, Ostren, e Trebisht të Bulqizës si dhe fshatrat e Bashkisë së Librazhdit.

Banorët e Bulqizës shprehen se është një investim i shumëpritur prej tyre dhe ndonëse me vonesë, pritet të japë efektet e saj. Ata shpresojnë që me asfaltimin e rrugës të ketë edhe investime të tjera për banorët që kanë mbetur ende pa u larguar nga fshatrat.

Hedhja e shtresës së plotë asfaltike në këtë rrugë i paraprin vendosjes së sinjalistikës horizontale e asaj vertikale si dhe vendosjes së barrierave metalike në vendet ku është e domosdoshme.

#btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit