E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Mat/ Rruga Ura e Ulzës–Ulëz, nuk mirëmbahet

Megjithëse është pjesë e kontratës së mirëmbajtjes së aksit Ura e Matit–Rrëshen dhe Qafë Buall–Krastë, aktualisht 2 kilometrat e rrugës nga Ura e Ulzës deri në Ulëz është totalisht pa mirëmbajtje.

Thuajse në të gjithë rrugën ka rënie të gurëve dhe zhavorrit nga shpati i malit por ato nuk janë hequr nga traseja.

Gurët e rënë në mes të asfaltit përgjithësisht janë zhvendosur nga vetë drejtuesit e mjeteve të cilët i kanë larguar në anën e sipërme ose poshtë rrugës.

Ndërkohë, segmenti më problematik është ai pranë urës ku dhe ka rënie të shpeshta të gurëve sidomos në ditët me shi.

Ndonëse nuk është rrugë nacionale, ajo përdoret shumë nga vizitorët në Ulëz të cilët e vizitojnë atë çdo ditë të javës.

Jashtë kamerës, banorët thanë se prej muajsh nuk kanë parë të mirëmbahet rruga që kur ka përfunduar kontrata që ishte me kompaninë e mëparshme.

Ata kërkojnë që firma që ka fituar tenderin kohët e fundit për mirëmbajtjen e 48.8 kilometrave rrugë në tre segmente Ura e Matit – Rrëshen, Qaf Buall – Krastë dhe Ura e Ulzës–Ulëz, të bëjë mirëmbajtjen edhe këtij aksit të fundit, pasi gjendja do të vijë të degradohet më shumë.

#btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit