Një 32-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë këtë të hënë në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi me iniciale M.T., ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.
“Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.