E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Burreli e Korabi ndajnë nga një pikë, barazimi kënaq dibranët

Janë zhvilluar këtë të shtunë një pjesë e ndeshjeve të javës së 13 të kampionatit të kategoris së së parë në futboll. Në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit u zhvillua derbi i qarkut Dibër ku u përball Burreli me Korabin. Ashtu si çdo përballje mes këtyre dy ekipeve edhe ajo e ditës së shtunë ishte me emocion dhe nerv.

Matjanët patën disa raste për të shënuar në portën dibrane por nuk u arrituën të finalizoheshin nga djemtë e drejtuar nga tekniku Ditmar Bicaj. Miqtë kërkuan të mbajnë barazimin duke bërë manovra të ndryshme në fushë që nga vonesat, ndërhyrjet e ashpra e deri tek simulimet.

Kjo bëri që gjyqtari kryesor i takimit të akordonte disa karton të verdhë dhe në minutën e 89 e lë ekipin e Korabit me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Lushakut. Megjithatë, në minutat e mbetura nuk pati ndryshim rezultati pasi djemtë e Burrelit nuk arritën të gjejnë rrjetën e portës mike. Ndeshja përfundoi 0-0 por ky barazim i shërbeu më shumë dibranëve të cilët janë në vendin e 10 me 12 pikë dhe rrezikojnë rënien në një kategori më poshtë.

Ndeshjet e tjera të luajtura sot përfunduan: Apolonia–Kukësi 2-3, Erzeni–Valbona 1-1 dhe Lushnja–Korabi 2-0. Ndeshjet Vora-Flamurtari dhe Besa–Pogradeci do të luhen ditën e hënë.

Aktualisht kategoria e parë kryesohet nga Flamurtari me 32 pikë dhe mbykllet me Erzenin që ka 3 pikë, ndërsa Burreli ndodhet në vendin e 5 në kuotën e 21 pikëve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit