E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Dibër/ Humbet kontaktet me vëllain në Francë 18-vjeçari kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Ditën e sotme është paraqitur në komisariatin e policisë Dibër një 18-vjeçar.

Ky i fundit ka deklaruar në komisariatin e policisë se prej disa ditësh ka humbur kontaktet me vëllanë e tij.

Ai shprehet i shqetësuar pasi nuk kontakton dot askush nga familjarët e tij dhe kërkon ndihmë për gjetjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Në Komisariatin e Policisë Dibër, ka bërë kallzim shtetasi L.M., 18 vjeç, i cili ka deklaruar se prej disa ditësh ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin R.M., 26 vjeç, banues në Francë. Punohet për lokalizimin dhe gjetjen e 26-vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit