Në Tiranë një 63-vjeçar në gjendje të dehur aksidentalisht është rrëzuar në banesën e tij duke ndërruar jetë.
Ndërsa një 50-vjeçar dyshohet se është vetë hedhur nga kati i katërt i pallatit dhe ndodhet në spital.
Njoftimi:
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.