Driloni, gjatë ditës së sotme ka hapur zemrën dhe i ka treguar Sarë një anë tepër të dhimbshme që ai e mbart nga fëmijëria e tij.
Pas rrëfimit të Anisës se vuan nga skolioza, Driloni tha se deri në moshën 17-vjeçare ka vuajtur nga e njëjta sëmundje.
Ndër të tjera ai u shpreh se është i vetmi që mund ta kuptoj më mirë se të gjithë Anisën dhe gjërat që ajo po përjeton për faktin se dikur i ka përjetur vetë.
“Kur kam qenë i vogël deri në 17 vjeç e kam pasur ekzakt të njëjtën sëmundje. Kur ia kam parë fotografitë në rrëfim e kam ditur saktë se çka do të dalë. Kur isha në shkollë më vinte turp dhe vishja pulovra përmbi. Nga fillimi deri në fund e kemi historinë e njëjtë. Njerëzit më ngacmonin e shpina më dhimbte, i kam rënë murit me shpinë që ta drejtoja, e vrisja veten duke dashur të drejtoja shpinën. Por, këtë temë nuk kam dashur ta flas pasi është shumë private – kam pasur shumë sfida të dhimbshme në jetë por nuk dua të flas për to këtu në shtëpi”, tha Driloni