E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

“K’cimi i Tropojës” hyn në UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore

“K’cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur origjinalitetin e tij ndër shekuj.

Një kërcim ky që e njohin të gjithë dhe një pjesë e kërcejnë mjeshtërisht edhe në gëzime familjare, jo vetëm në veri, kudo ku ka shqiptarë.

Përfshirja e K’cimit të Tropojës në listën prestigjioze të UNESCO-s ka nisur përmes nismës së Shoqatës “Kërcimi i Tropojës” në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe mbështetjen e fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Artikuj te ngjashem

Me te fundit