E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Kulla monument kulture e Salë Markes që rrezikon të zhduket

Vendi ynë ka plot monumente kulture të cilat tregojnë histori e dëshmi të së kaluarës tonë. Të gjitha këto monumente janë nën mbrojtjen e shtetit pasi janë shpallur të tilla që para viteve 90-të.

E tillë është edhe kulla 300 – vjeçare e Salë Markes në fshatin Zogjaj të Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë.

Që prej vitit 1986 kjo kullë mban statusin Monument Kulture. Kulla e Salë Markes mendohet se është ndërtuar në vitet 1830-1840, dhe është vendosur në hyrje të fshatit, në një bazament shkëmbor në pjesën fundore të kodrës që ulet ngadalë në tarracat e krijuara enkas për ndërtimin e shtëpive të fshatit. Kulla është e lartë 15.4 m.

Themeli është lëshuar 7 m i gjatë dhe 6.10 m i gjerë, trashësia e mureve është 0.85 m, ndërsa muret e avllisë i ka 1 m të gjerë.

Historia tregon se kjo kullë ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në periudhën e luftës kundër somanëve, pasi Salë Markja bashkë me Sheh Mustafa Zerqanin etj, udhëhoqën betejën kundër Hajredin Pashës.

Por sot kjo kullë jo vetëm që ka mbetur pa pasardhësit e familjes Markja, por edhe nga institucionet shtetërore.

Rrënimi i këtij monumenti kulture të veçantë do të ishte një humbje e madhe për historinë dhe kulturën e zonës, ndaj kërkohet të bëhet ndërhyrje urgjente nga ana e institucioneve përgjegjëse si Ministria e Kulturës apo drejtoritë në varësi.

#btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit