E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Rruga Klos–Qaf Buall si një pikë hedhjesh mbeturinash, shfrytëzohet fluksi i ulët i makinave

Duke qenë se rruga e vjetër nga Klosit që kalon nga fshati Kloskatund e deri në Qafën e Buallit ka lëvizje shumë të kufizuar automjetesh, po shfrytëzohet për depozitimin e mbeturinave të ndryshme të cilat hidhen përgjatë saj.

Siç duket nga pamjet, mbetje të dala nga serviset e makinave apo punimeve të tjera janë hedhur përgjatë gjithë këtij aksi rrugor duke shkaktuar një ndotje të madhe të mjedisit.

Fakti që kjo rrugë ka shumë pak lëvizje automjetesh për arsye se pjesa më e madhe qarkullojnë nëpërmjet rrugës së Arbrit nga fshati Plan i Bardhë, bën që persona të papërgjegjshëm të shfrytëzojnë rrugën e vjetër për hedhjen e këtyre mbeturinave.

Zona më e ndotur mbetet ajo në vendin e quajtur Qaf Dushk, ku po hidhen mbeturina të shumta që nga ato plastike e deri tek orenditë shtëpijake. Këtu nuk mungojnë as mbeturinat që dalin nga rikonstruksione të ndryshme godinash.

Megjithëse ky shqetësim është bërë disa herë mediatik, nuk është marrë asnjë masë jo vetëm për gjejtjen e personave përgjegjës dhe ndëshkimin e tyre, por as për pastrimin e zonës. #btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit