E martë, 10 Dhjetor, 2024

Gjendet pa shenja jete një person në Greqi, dyshohet se është shqiptar

Një i ri u gjet i vdekur tek zona detare brenda Kanalit të Korintit mëngjesin e së enjtes, 25 korrik.

Përballë një pamje makabre ishin njerëzit e rojes bregdetare, të cilët pikasën trupin e një burri që notonte në ujë në kanalin e Isthmusit, pranë Poseidonia Korinthit.

Sipas informacioneve të Korinthostv.gr, makina e tij është gjetur e parkuar në Isthmin e Korinthit.

Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Korinthit dhe i përket një burri të moshës rreth 25-30 vjeç. Dyshohet se viktima është i huaj, shqiptar.

Departamenti i II Portual i Isthmisë pranë Autoritetit Portual Korinth po kryen hetimet paraprake, ndërsa në Shërbimin Mjekësor është urdhëruar autopsia./CNN Greece/

Artikuj te ngjashem

Me te fundit