Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka folur pas ndërprerjes së seancës nga kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali pikërisht për gjuhën e përdorur në parlament, një episod mes saj dhe Erion Braçes.
Zhupa tha se është një inskenim bajat që të mos lejohej interpelanca sepse nuk kanë çfarë të thonë për sigurinë në shkolla, për pedagogët që dalin në sky ecc dhe enchrochat.
“Ishit dëshmitarë të një inskenimi bajat që bëri maxhoranca me demek u indinjuan nga fjalët e popullit shqiptar dhe nuk ishin indinjuar kur u vra në dyert e shkollës Martini, por zgërdhiheshin atje në vend të jepnin dorëheqjen apo të shkonin në funeral. Sot ishte një inskenim i pastër për të mos lejuar interpelancën sepse 55% e shkollave nuk kanë oficerë sigurie, sepse 5 kanë wireles. Nuk kishin arsye për të thënë pse dalin pedagogët në sky ecc dhe enchrochat dhe përdorën inskenimin. Unë nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më burrec. Gjithçka u tha në parlament është publike, unë i qëndroj fjalëve të mia. I qëndroj akuzave me fakte dhe prova për dështimi ne kësaj maxhorance në arsim, për mungesën e sigurisë në shkolla. Unë asaj interpelance i qëndroj, fjalorit, dhe asaj që i thashë z. Braçe të mos hajë shumë miza, nuk trembemi nga z. Braçe dhe askujt tjetër. Nëse ka një fjalor për t’u dënuar është ai i kryeministrit Edi Rama dhe z.Braçe. Le të marrin masa njëherë për ta, pastaj për ne të tjerët”, tha Zhupa.