E martë, 22 Prill, 2025

Hetimi/ SPAK sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj! Kontrolle në selinë e galerisë “Harabel”

Prokuroria e Posaçme, SPAK, sekuestroi sot telefonin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sekuestrimi është bërë me vendim të GJKKO.

Agjentët e BKH-së kanë pasur në dorë një vendim të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e telefonit kur janë paraqitur mëngjesin e sotëm, 6 dhjetor, në banesën e Veliajt tek ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.

Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar në banesën e Veliajt tek ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë për të sekuestruar celularin.

Telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të një hetimi pasuror të nisur disa muaj më parë nga prokurori Ols Dado.

Disa agjentë kanë shkuar edhe në selinë e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisa në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Ndërkohë, zyra e shtypit të Bashkisë Tiranë njofton se Veliaj ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, gjatë së cilës është pritur në një takim edhe nga Kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit