E martë, 22 Prill, 2025

“Me ty, me ty Ilir Meta”, “Rama ik!”/ Partia e Lirisë nis protestën para SPAK

Partia e Lirisë nis protestën para SPAK. Ashtu siç ishte paralajmëruar përfaqësues dhe mbështetës të Partisë së Lirisë janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, e cila lëshoi dhe urdhër-arrestin për kreun e PL-së Ilir Meta.

Me thirrjet “Me ty, me ty Ilir Meta”, “O Ilir o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “Rama ik!”, si dhe “Liri demokraci!” protestuesit kërkuan drejtësi dhe lirimin e ish-Presidentit Meta.

Ish-presidenti Meta u bëri thirrje nga qelia mbështetësve të tij që të bëhen bashkë dhe të protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama si dhe drejtësisë të kapur nga ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit