E premte, 18 Prill, 2025

Bora zbardh majën e Çikës në Parkun Kombëtar të Llogarasë, nga Dukati rruga mbulohet nga breshri. Ja situata

Reshjet e borës kanë zbardhur majën e Çikës në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në aksin rrugore Dukat-Llogora ka pasur vetëm prezencë të breshrit.

Raportohet se gjatë natës reshjet e breshrit në rrugë janë pastruar nga borëpastrueset dhe rruga është e kalueshme. Nuk ka probleme në lëvizjen e makinave.

Policia Rrugore është në terren dhe po monitoron situatën për të siguruar kalueshmërinë e sigurt të rrugëve. Drejtuesit e mjeteve kërkohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e policisë për të shmangur rrezikun e aksidenteve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit