E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

Shpërblimi i fundvitit, pensionistët e Shupenzës në Bulqizë: Nuk është zgjidhje për ne

Pensionistët vijojnë të mos e konsiderojnë si zgjidhje shpërblimin e fundvitit sado që ta ketë vlerën.

Ata thonë se kjo nuk është zgjidhje pasi nuk ndikon në ekonominë e gjithë vitit por vetëm për festën e ndërrimit të viteve.

Pensionistët e Shupenzës në Bashkinë e Bulqizës, shtojnë më tej teksa thonë se rritja e shpërblimit të fundvitit mund të jetë edhe për shkak të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 11 Majit 2025.

Ndërkohë, të gjithë kanë një emërues të përbashkët, atë të rritjes së pensioneve gjë e cila ju jep dinjitet ekonomik dhe përballojnë kostot e jetesës.

Qeveria ka vendosur që këtë vit të ndajë shpërblime në masë më të madhe se vitet e kaluara për pensionistët ku ata me pension minimal do të marrin 15 mijë lekë të rinj dhe pjesa tjetër 10 mijë lekë të rinj.  btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit