E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Berisha: Njerëzit vdesin nga ilaçet që ju i vidhni. Mbi 3 vjet aparaturat pa funksion në QSUT

Sali Berisha në seancën e sotme plenare hodhi akuza ndaj ministreve Ogerta Manastirliu dhe Albana Koçiu për ngjarjen tek shkolla Fan Noli si dhe për keqmenaxhimin e fondeve në sektorin e shëndetësisë.

“Po nëse ka sektor për krime kundër njerëzimit, është sektori i shëndetësisë. Avoketërit në studio thonë fjalë më të rënda për të sëmurët. Pse kjo? Sepse ata vdesin, vdesin nga ilaçet që nuk i marrin. Ju vidhni fondet. Mbi 3 vjet aparatura pa funksion. Kanceri i gjirit është plotësisht i mjekueshëm nëse kapet herët. Kur nuk stepesh para gjakut të një fëmije, ti je e rrezikshme. Një 14-vjeçar u ther në gjirin e shkollës. Krim kundër njerëzimit. 8.2 mld euro buxheti, 16 mln për 800 mijë pensionistë. Rrogat tuaja lart e më lart. Pretendoni se keni rritur rrogat. Nuk keni rritur as shkallët e indeksimit. Tuajat i keni rritur. Ne kërkojmë të respektoni kushtetutën përndryshe mosbindja civile do vij dhe në sallë. Nuk shkelmoni ju kushtetutën sipas qejfit tuaj. Edhe ti zonjë duhet të jesh shumë e kujdesshme”, tha Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit