E martë, 17 Dhjetor, 2024

Leo zbulon arsyen se pse kërkoi të ndahej nga Lela dhe ta vazhdonin lidhjen jashtë

Leo ishte dje pjesë e darkës së të nominuarve dhe një nga pyetjet që iu bë ishte: “A u riktheve me Lelën vetëm pse pate frikë që nuk do të kesh lojë pa të?”

Por cila ishte përgjigjia që Leo u dha banorëve? Ai u shpreh se nuk ka frikë që është rikthyer me të pasi lidhja e tyre është e vërtetë dhe për çdo problem që ka me partneren, ai e lë lojën anash!

“Unë nuk kam frikë që jam rikthyer me Lelën, sepse lidhja jonë është shumë e vërtetë edhe unë lojën e lë anash kur kam diçka me Lelën. Ne kemi pasur shumë probleme, por mendoj që duhet t’i gjejmë zgjidhjet bashkë e jo të largohemi komplet prej njëri-tjetrit”, -tha Leo.

Sa i përket arsyes se pse kërkoi që të ketë një pauzë në raportin me Lelën, ai tha:

“Unë pauzën që kam kërkuar ka qenë për të parë se ku po shkojmë ne të dy me njëri-tjetrin dhe të gjejmë njëri-tjetrin. Unë kam shumë ndjenja për të dhe besoj që edhe Lela për mua”, u shpreh Leo.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit