E martë, 17 Dhjetor, 2024

Policia ndalon aktorin Rezart Veleshnja

Aktori Rezart Veleshnja është ndaluar nga Policia e Durrësit.

Zyrtarisht bëhet me dije se aktori është ndaluar për mashtrim në lidhje me shitjen e një automjeti.

Mësohet se Veleshnja i kishte marrë makinën një shoku të tij dhe më pas ia kishte shitur një pale të tretë në vlerën e 200 mijë Lekëve të reja.

Ka qenë vetë shoku i tij, pronari i makinës, i cili bëri denoncim në Policinë e Durrësit, i cili nuk kishte dhënë pëlqimin apo të kishte dijeni në lidhje me shitjen e automjetit.

Pas denoncimit, uniformat blu u vunë në lëvizje dhe zbardhën rastin, duke bërë ndalimin e aktorit të njohur.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit