E premte, 20 Dhjetor, 2024

Bllokohen mbi 2 ton mandarina

20 482 kg mandarina janë asgjësuar sot në një pikë grumbullimi për eksport në Divjakë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ky vendim u mor pas Bashkimi Evropian i ktheu mbrapsht këto prodhime shqiptare, pasi përmbajnë substanca të ndaluara të përdorura nga kultivuesit.

Sipas drejtorit të AKU, Arnold Pashollari, kjo sasi do të asgjësohet në bashkëpunim edhe me Inspektoratin e Mjedisit.

Madje do të nisin kontrollet edhe në farmacitë bujqësore për të parë nëse tregtohen pesticide të ndaluara.

Gjatë periudhës 29 Nëntor-11 Dhjetor 2024, Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria.

Këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve të tyre afatgjata.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit