Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, është shprehur se opozita nuk do të tërhiqet nga protesta para Bashkisë Tiranë.
“Edhe Perëndia të zbresë këtu, PD nuk tërhiqet”, u shpreh Këlliçi, teksa theksoi se do të vazhdojnë me publikimin e dokumenteve.
Belind Këlliçi: Perëndia të zbresë këtu, por PD dhe opozita nuk tërhiqet. Ne do të jemi këtu, Veliaj e di që je i shqetësuar, Rama e di që je i shqetësuar edhe ti për punimet që po bëhen në Sarajet e Surrelit ku po hidhen qindra mijëra euro beton për të fortifikuar shtëpinë tënde.
Të vërtetat do t’i themi edhe më fort, dje është zbuluar me fakt se si një punonjës i UKT merr para nga Veliaj përmes një shoqate, dhe paguan drejtpërdrejt bashkëshorten e kryetarit të bashkisë Tiranë. Dokumentet i keni aty. Kjo është protesta e 39, skenari për të pasur gjakderdhje dështoi. Të hënën sërish në protestë, mos guxoni të tentoni të njëjtin skenar, nuk do të bëjmë asnjë milimetër pas, dokumentet do ti nxjerrim, të thonë ose gënjen PD ose aty brenda kemi një hajdut, të marrin ta çojnë brenda. Ne nuk zmbrapsemi, 390 protesta do të bëjmë nëse ka nevojë, Veliajn do e çojmë tek shokët.