E premte, 20 Dhjetor, 2024

Mosbindja civile/ Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e protestës: Do të ketë tronditje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar në Debat dhe detaje nga skenari që ka përgatitur opozita për protestën e radhës që do të mbahet më 23 dhjetor.

Kreu i demokratëve deklaroi se të hënën do të ketë marshim dhe bllokim, teksa paralajmëroi surpriza dhe tronditje gjatë kësaj proteste.

“Marshim dhe bllokim më 23 dhjetor. Do të jem aty ku janë qytetarët. Qytetarët mezi presin të rrëzohet qeveria. Ka presion ndaj tyre. Të zvarrisësh një ish-president, një ish-kryeministër pa asnjë akuzë, është akt terrorizues, më i madhi pas ekzekutimit të një personi.

Njerëzit kanë një urrejtje ndaj tyre. Kanë ca video që shpërndajnë, pa asnjë impakt. Ministret bëjnë raporterin, dhe atë se bëjnë dot. Nuk vijnë në asnjë debat.

Debatet në studio janë të domosdoshme, por ato nuk vijnë. Parashikojmë një protestë të fuqishme. Skenari i saj është i fuqishëm. Ka tronditje të madhe brenda”, u shpreh Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit