E premte, 20 Dhjetor, 2024

U arrestua në Gjermani, me sa muaj burg pritet të dënohet Florian Marku?

Boksieri shqiptar Florian Marku u arrestua në Gjermani.

32-vjeçari më 9 dhjetor ka qenë duke udhëtuar nga Anglia drejt Gjermanisë, teksa në hyrje të kufirit i është bërë me dije një urdhër arrest nga shteti grek. Bëhet fjalë për një çështje të shumë viteve më parë kur Florian Marku ishte në moshën 18-vjeçare.

Në atë kohë, për shkak të një sherri në Selanik, ai është arrestuar me akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Më pas boksieri është dënuar me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë.

Mirëpo pak vite më parë çështja është apeluar dhe sipas ndryshimeve të fundit në ligjin grek duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit.

Aktualisht Florian Marku ndodhet në paraburgim në Gjermani, në pritje të esktradimit drejt Greqisë. Procedura e përgatitjes së dosjes kërkon kohë dhe mund të shkojë deri në 1 muaj, ndaj esktradimi mund të ndodhë në ditët e para të 2025. Palës mbrojtëse i është thënë se Florian Marku duhet të kryejë pjesën e mbetur të dënimit dhe vetë boksieri e ka pranuar atë. Burime pranë familjes së 32-vjeçarit thonë se Marku duhet të kryejë rreth 6 muaj burg për ta quajtur çështjen të mbyllur.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit