Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme,ku falë tërheqjes graduale të Anticiklonit Afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët, si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Për pjesën më të madhe të ditëve, moti përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në bregdet, pritet të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura, në orët e nxehta të ditës pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites.
Parashikimi i motit për gjithë javën dhe tabela e temperaturave
Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.Në relievet malore në lindje reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ato luginore era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcë 1-3 ballë.