Zona e Qafe Murrizes në kufirin ndarës mes Klosit dhe Tiranës është kthyer në pritës të qytetarëve që duan të shijojnë praninë e dëborës.
Ndonëse gjatë reshjeve të së hënës mbrëma dhjetra automjete e qindra qytetar mbetën të bllokuar, me ndalimin e reshjeve, bora ka tërhequr më dhjetra vizitor. Për të shijuar peizazhin fantastik të krijuar nga bardhësia e borës dhjetra qytetar kanë mbërritur aty kryesisht nga Tirana për të përqafuar ndjesinë e pranisë së borës.
Fëmijë, të rinj e madje edhe të moshuar kanë mbërritur në Qafe Murrize për të kaluar kohë në prani të borës.
Por zona nuk ka pritur vetëm ata që duan të shijojnë praninë e borës, por edhe meraklit e makinave off road të cilët kanë testuar veten në këtë zonë.