Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është mbushur me emocione dhe momente reflektimi teksa banorët kanë ndarë dëshirat e tyre për fundvit.
Një nga momentet më të veçanta ishte ai i Rovenës, e cila, përmes një deklarate të sinqertë, preku zemrat e publikut.
Rovena u kërkoi falje prindërve të saj për faktin se ende nuk u ka dhuruar gëzimin e të qenit gjyshër. E ndiej si një peng të madh që deri tani nuk kam mundur t’ju sjell këtë lumturi,
tha ajo me zë të emocionuar, ndërsa ndau edhe dëshirën e saj më të madhe për vitin 2025: të bëhet nënë. Kjo dëshirë, e shprehur me aq shumë përulësi dhe dashuri pasqyroi një anë tjetër të personalitetit të Rovenës.