E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Vendimi i qeverisë, 150 mijë lekë shpërblim për familjet dhe individët që janë pjesë e skemës sociale, ja kategoritë! Përfitojnë edhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka njoftuar se me vendim qeverie do të shpërndahen 150 mijë lekë shpërblim për familjet dhe individët që përfitojnë nga skema sociale.

Pas mbledhjes së qeverisë, Koçiu deklaroi se janë 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se kategoritë përfituese janë: familjet në nevojë, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidët dhe ata që kanë statusin e të verbrit.

Për herë të parë këtë vit marrin shpërblim fundviti edhe ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.

Ministrja e Shëndetësisë: Kam kënaqësinë të njoftoj një lajm shumë të gëzuar për të gjithë familjet e individët që përfitojnë nga skema dhe programi i mbrojtjes sociale.

Me vendim të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit sociale.

Janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë, ata që kanë statusin e të verbrit, dhe ajko që është e rëndësishme për herë të parë këtë vit marrin shpërblim fundviti edhe ndihmësit e kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.

Janë 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuara të cilët gjithashtu do të marrin shpërblimin e fundvitit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit