Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor që lidh Rrëshenin me Burrelin, ku një këmbësor humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja u shënua rreth orës 17:45 në fshatin Urakë. Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si G.Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke përplasur këmbësorin Q.N., rreth 70 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ndërroi jetë në spital pak më vonë.
Menjëherë pas aksidentit, shoferi G.Gj. u shoqërua në komisariatin e policisë për procedura të mëtejshme.
Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident fatal.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje tragjike.