Një aksident me vdekje ka ndodhur tek Rruga e Kavajës në kryeqytet gjatë natës.
Një këmbësor është përplasur nga një mjet në rrugën e Kavajës.
65-vjeçari i identifikuar si Afmet Kërçiku nga Klosi mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital.
Por fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Sipas burimeve nga Trauma, i plagosuri ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit kësaj të shtune, si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga Policia dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.