Në fund të një viti mbetet një bilanc vetjak për t’u bërë, por jo gjithnjë është i lehtë. Disa muaj më parë, një lajm nisi të qarkullonte në media se Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, një nga çiftet më jetëgjata të skenës dhe përtej saj, i kishin dhënë fund. Nga palët nuk pati asnjë fjalë, por prima balerina e TKOB ka ndalur për pak çaste fluturimin e saj të mjelmës për t’u qetësuar paksa e hapur zemrën në “Zë me Mirën”.
Tani fluturimi është vetëm. I është dashur të përçajë qiejt pa shokun e saj, në një vit që i ka ndryshuar jetën por s’e ka aspak të lehtë të flasë.
Rezymeja vallë do të bëja pyetjen pse vallë, pse mua? Por mendoj që ata që janë në pozicionin tim këtë pyetje bëjnë. Ndoshta që unë, jam ndër të paktët them unë, ndoshta e vë unë, nga ata njerëzit që luftojnë për të dashur përgjithmonë, duan njëherë në jetë, nuk dinë të lëndojnë njerëz, japin dashuri pafund, ndoshta kam gabuar këtu nuk e di nëse ky është gabimi më i madh.
Enada dëshironte shumë që historia e saj t’i përngjante asaj të prindërve që i sheh ende duke u plakur bashkë. Për të është e pakonceptueshme të thuash “aq ishte” për njeriun që ke ndarë vite të tëra. Krenaria e saj më e madhe është përjetimi i një dashurie kaq të vërtetë e të thellë.
Ka qenë dhe do të mbetet them unë, njeriu që kam dashur përjetë. E kam dashur shumë. Mendja, zemra, shpirti kanë qenë vetëm për të. Nuk kam menduar për askënd tjetër përveçse për të, por e them me shumë mburrje sepse nuk dëgjoj shpesh që njerëzit thonë që e duan deri në marrëzi njeriun e tyre të jetës.
“Më duket sikur nuk do të përsëritet më”, vijon ajo e përlotur sepse deri në këtë moment sytë vetëm i kanë shkëlqyer nga ca pika që herë e gjejnë rrugën teposhtë, e herë mbeten aty.
E para njëherë, ti nuk e pranon te vetja që gjithë kjo kështjellë e madhe, gjigante që ti ke krijuar ndër vite me shumë dashuri të të thërrmohet pa pritur e pa kujtuar. Pa diskutim kam menduar shumë edhe prindërit sepse e mendoj duke qenë edhe prind veë sesa e dhimbshme është kur fëmija yt plagoset.
Nga rrëfimi kuptohet sa të vështirë e ka të flasë, por e di mirë ç’impakt ka pasur historia e tyre sepse vëmendja i ka shoqëruar prej fillimit.
Mua më vjen mirë që njerëzit kanë këtë lloj ndjeshmërie karshi raportit tonë apo karshi meje sepse përballjet i kam pasur unë me njerëzit, por sinqerisht nuk kam kthyer asnjë përgjigje, ndoshta është hera e parë dhe e fundit që flas për këtë pjesë të jetës sime, nuk kam kthyer asnjë përgjigje, vetëm kam lotuar dhe më kanë përqafuar.
Por cila ishte arsyeja?
Unë mendoj që njerëzit kur humbin respektin për veten, humbasin dinjitetin mendoj që nuk ka mbetur asgjë. Mendoj që janë ca gjëra që nuk falen, që nuk kapërdihen, me gjithë dashurinë e madhe, por në këtë rast unë kam respektuar si veten time, ashtu edhe zgjedhjen e tij.
Një miqësi? Ende herët.
Është shumë herët dhe unë mendoj për zgjedhjen që Gerdi ka bërë, nuk mund të mbetesh mik. Për zgjedhjen që ai ka bërë.
”Lëndimi është shumë i madh”, shprehet Enada por ndjenjat e 27 viteve janë ende aty.
Të jem shumë e sinqertë që çdo përballje ka një efekt shumë të fortë te unë. Edhe kalimi, por për mua është shumë i fortë.