E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Ky banor e pranon në Big Brother VIP Kosova 3 se është ‘gay’

Gazetari Vullnet Krasniqi ka pranuar homoseksualitetin e tij. Në një rrëfim emocionues, ai ka treguar se si e ka kuptuar se është ‘gay’ dhe në çfarë vështirësi ka hasur në rrugëtimin e tij prej një burri që ka pëlqim për gjininë e njëjtë.

Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar. Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat – unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi”, u shpreh Vullneti.

E gjithë kjo fazë siç thotë Vullneti ka qenë e rëndë dhe depresive, teksa vështirësitë e pranimit të seksualitetit të tij e bënin që të jetonte jetën mbi atë siç donin të tjerët ta shihnin. Por, siç thotë edhe vetë gazetari, të gjitha vështirësitë ishin edhe një rrugëtim i lumtur i pranimit të vetvetes.

“Mua ky zbulim i vetvetës më ka çuar në një fazë depresive, teksa unë kam mbet duke u valvit në valët që të tjerët kanë dashtë me më çu. Më mbetet merak që fakti i seksualitetit tem ka qenë një proces i rëndë por edhe i lumtur që kam arrit që brenda 5-6 vjetëve që e kam pranuar brenda njerëzve të mi që unë mundem me dal me djem me bo çka të du me djem dhe që më pëlqejnë djemtë ka kalu në një rreth më të gjerë” u shpreh Vullneti.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit