E mërkurë, 1 Janar, 2025

Mbyllja e TikTok-ut/ Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë. Do të na duhen 6-8 javë…

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se rrjeti social TikTok do të mbyllet në Shqipëri.

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se vendimi mbetet po ai i njoftuar prej tij disa ditë më parë, pas konsultimeve me prindërit.

Kreu i qeverisë tha se do të duhen deri 8 javë për të mbyllur përfundimisht TikTok-un në vendin tonë.

Edi Rama: Kemi një situatë që ju e njihni, lidhur me TikTok-un. Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë. Dhe siç e kam paralajmëruar, është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6-8 javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit