Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka ndarë një rrëfim shumë personal dhe prekës gjatë qëndrimit të saj në këtë reality show, duke zbuluar një sëmundje të rëndë të shpinës që e ka munduar që nga fëmijëria.
Ajo ka folur hapur për pasojat e saj dhe për faktin që ka rrezik të mbetet në karrocë, duke theksuar gjithashtu se kostoja e lartë e trajtimit ka penguar realizimin e një ndërhyrjeje kirurgjikale.