E mërkurë, 8 Janar, 2025

Mjegulla vështirëson lëvizjen në bypassin e Murrizit

Në bypassin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit, nuk ka probleme sa i përket ngricave apo pranisë së dëborës.

Ndonëse ky segment u përfshi nga reshjet e borës një natë më parë, situata është ndryshe këtë të shtunë pasi nuk ka prani të borës në rrugë.

Problem për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër është bërë prania e mjegullës.

Gjatë gjithë paradites së sotme mjegulla ka qenë e dendur duke kufizuar ndjeshëm fushëpamjen e drejtuesve të automjeteve.

Për shkak të terrenit malor, qarkullimi është bërë me shumë vështirësi.

Fatmirësisht nga prania e mjegullës nuk ka patur aksidente në rrugë ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar si dhe të përdorin dritat e mjegullës për të shmangur aksidente të mundshme.

Ndërkohë, mbrëmja e së shtunës pritet të sjellë ngrica në rrugë për shkak se temperaturat do të zbresin nën zero. Autoritetet kërkojnë që të tregohet kujdes me lëzijen në rrugët nacionale pasi mund të ketë prani të akullit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit