E martë, 7 Janar, 2025

Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, zbardhet arsyeja

Kryeministri Edi Rama mbledh sot në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e qarqeve.

Në fokus të mbledhjes do të jetë përgatitja për zgjedhjet parlamentare të majit dhe fushata për diasporën.

Vota e diasporës ka zënë një vend të rëndësishëm në strategjinë e Partisë Socialiste, me kryeministrin Rama i cili ka zhvilluar një sërë takimesh me shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit.

Kujtojmë se më 11 janar nis regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë për t’u bërë pjesë e procesit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit