E mërkurë, 8 Janar, 2025

Kurbin / Ura në Skuraj, vijon të degradohet, asnjë masë e marrë deri tani

Mungesa e ndërhyrjes nga ana e pushtetit vendor ka bërë që ura që lidh fshatin Skuraj me rrugën nacionale Burrel – Milot të jetë drejt degradimit të plotë.

Dikur kjo urë ishte jo vetëm një nyje lidhëse shumë e rëndësishme e banorëve për të dalë në rrugën nacionale apo tek tokat që kanë këtej lumit, po0r ishte kthyer edhe si një atraksion turistik.

Prej të paktën katër vitesh në këtë urë nuk është bërë asnjë investim pasi është lënë ashtu siç e dëmtuan prurjet e mëdha të lumit Mat dhe erërat e forta. Duke qenë se shtresa e saj është prej llamarine dhe e ndarë në disa pjesë, ajo nuk i rezistoi tejmbushjes së lumit Mat, duke bërë që të ndahet në disa copa dhe të kthehet e papërdorshme.

Siç duket nga pamjet, pjesët e shkëputura kanë mbetur varur dhe rrezikojnë të bien mbi lumin Mat.

Bashkia e Kurbinit nuk ka marrë asnjë masë deri tani me gjithë apelin e bërë nga banorët të cilët kërkojnë me ngulm që kjo urë të rikthehet në funksion siç ka qenë më parë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit