Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Sampierdarena në Xhenova të Italisë.
Dy motra shqiptare, njëra 32 dhe tjetra 35 vjeçe, kanë rënë nga dritarja e banesës se tyre në katin e katërt të një pallati.
32-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë, shkruajnë mediat italiane.
Dyshohet se njëra nga motrat është vetëvrarë, ndërsa motra tjetër ka shkuar që ta shpëtojë, por ka rënë dhe ajo.