E enjte, 9 Janar, 2025

Mesazhi i fundit i “Dibranes” që u hodh në Itali dhe vdiq duke lënë 4 fëmijë jetimë: Zoti po më pret!

Mëngjesi i sotëm, ishte i fundit për 32 vjeçaren A. Gj nga Dibra, pasi dyshohet se ajo vendosi të ikë nga kjo botë duke u hedhur nga pallati ku banonte.

Tragjedisë i parapriu një mesazh. Të hënën ajo ka postuar mesazhin e saj të fundit, thuajse një parandjenjë, teksa shkruan: “Zoti po më pret”.

Dhe pas disa orësh ajo hapi dritaren e shtëpisë së saj në katin e katërt në via Cantore, në lagjen Sampierdarena të Genovas, dhe u hodh në boshllëk.

Menjëherë pas saj, motra e saj e ka ndjekur. A., 32 vjeçe, ndërroi jetë ndërsa motra e saj tre vjet më e madhe, mbijetoi, por katër ndodhet e shtruar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e San Martinos.

Katër fëmijët e motrës më të vogël ishin në shtëpi kur ndodhi ngjarja e frikshme dhe e paprecedentë.

Në një raport të Il Fatto Quotidiano, bëhet e ditur se pas tragjedisë, të cilën Skuadra antikrim po heton, mund të gjendet si shkak, kujdestaria e fëmijëve për të cilën një nga seancat e fundit ishte caktuar për të premten 10 janar.

Një kontekst problematik familjar që mbase theu ekuilibrin emocional të gruas me origjinë shqiptare.

Tragjedia ndodhi pak para orës 8 të mëngjesit. Fqinjët dëgjuan një zhurmë dhe rënkime: ata shikuan jashtë dhe pasi panë trupin në tokë njoftuan policinë.

Ndërkohë ata panë motrën e tyre në parvaz dhe i bërtitën të mos hidhej, por ajo nuk i dëgjoi dhe e la veten të rrëzohej.

Në vendngjarje, mjekët konfirmuan vdekjen e të voglës ndërsa dërguan në spital motrën e saj më të madhe.

Kur mbërritën oficerët, katër fëmijët e tridhjetë e dy vjeçares ishin në shtëpi: më i madhi është 6 vjeç, më i vogli është vetëm pesë muajsh.

Banesa ka qenë e mbyllur nga brenda dhe kanë qenë fëmijët ata që e kanë hapur.

Gruaja ishte ndarë nga bashkëshorti i saj të cilin ajo e kishte denoncuar në të kaluarën për keqtrajtim.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit