E premte, 10 Janar, 2025

Argita Malltezi paraqitet në SPAK: Jam thirrur për…

Vajza e kreut të PD, Sali Berisha, Argita Malltezi sapo ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Malltezi shprehet se është thirrur të dëshmojë në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024.

Më 19 tetor, ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, njëherazi edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ka kërkuar nga SPAK që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS.

Gjyqtarja Gjoka kërkoi hetime të thelluara nga SPAK për këto akuza publike që vajza e ish-kryeministrit ka bërë ndaj saj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit