Partia Demokratike ka nisur tashmë përgatitjet organizative sa i përket zgjedhjeve të 11 majit.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit ditën e nesërme në orën 14:00.
Në fokus të takimit do të jetë vota e diasporës ku do t’i kërkohet drejtuesve të punojnë më shumë në këtë drejtim.
Në orën 17:00, kreu i PD Sali Berisha do të zhvillojë një takim me krerët e degëve në selinë blu për terrenin e punës, ku pritet të marrë rrugë edhe çështja e primareve që është parashikuar edhe në Statutin e PD.
Mësohet se disa nga funksionarët e PD janë kundër procesit, pasi deklarojnë se ai nxit përçarje dhe apelojnë për një zgjidhje tjetër. Ata sjellin shembull Bashkinë Tropojë ku si pasojë e përçarjeve nga Primaret, nuk u fitua kjo bashki nga PD.
Berisha mund të përdorë votën preferenciale në mënyrë që demokratët të zgjedhin kandidatët e tyre.