E premte, 10 Janar, 2025

Banorët e dy fshatrave në protestë për devijimin e projektit të rrugës

Banorët e fshatrave Çerenec i Sipërm dhe Çerenec i Poshtëm në Bulqizë kanë dalë në protestë për rrugën e tyre. Banorët thonë se rruga ishte përfshirë në projektin për rikonstruksionin e plotë të aksit Ura e Çerenecit – Librazhd por projekti është ndryshuar rrugës duke lënë jashtë rreth 300 familje.

Banorët shprehen se në vitin 2011 ata lejuan që të prisheshin tokat bujqësore, rrethimet e banesave dhe plantacionet me pemë frutore vetëm që rruga të bëhej. Në atë kohë është bërë zgjerimi i trasesë dhe nuk ka patur asnjë pengesë prej banorëve, ndërsa këta të fundit shpresonin që do të asfaltohej.

Por banorët shprehen se për të kursyer vetëm 1 km rrugë, është hapur trase e re e cila i përjashton nga asfaltimi. Ata kërkojnë që rruga e tyre të asfaltohet në bazë të projektit fillestar të aksit Ura e Çerenecit – Librazhd.

Nga ana tjetër, banorët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat deri në bllokim të qarkullimit të automjeteve në rrugën e asfaltuar Ura e Çerenecit – Librazhd.Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Librazhd ka përfunduar së asfaltuari vetëm pak javë më parë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit