Situata u përshkallëzua pas përplasjes me Gertin dhe ky i fundit përfundoi me kërcënime të hapura ndaj këngëtarit. Në një moment tensioni, Gerti i drejtoi Gjestit fjalë kërcënuese, duke përmendur se mund ta ndjekë edhe pas daljes nga shtëpia.
Gjesti ruajti qetësinë, duke mos i reaguar në të njëjtën formë, por që sigurisht ky moment ka bërë xhiron e rrjetit.