Gjykata e Shkalles se Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për dy vëllezërit Arjon dhe Klinsman Hasaj, të dyshuar për vrasjen e Ramazan Matajt.
Në sallën e gjyqit, të rinjtë nuk kanë folur ndërsa avokati mbrojtës ka deklaruar së Arjon Hasaj, kreu krimin pasi viktima kishte lidhje me të motrën dhe shpërndante video të saj.
Ndërkohë, vëllai tjetër Klinsman Hasaj, i ka qëndruar sërish të njëjtit version se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Në orët e para të mëngjesit, pasi i kishin ngritur ‘kurth’ 33-vjeçarit duke krijuar profil të rremë në emër të një vajze, ata e nxorën në pritë viktimën ku qëlluan me 9 plumba në drejtim të tij.
Dyshohet se dy familjet që jetonin në të njëjtin fshat, kishin pasur konflikte prej vitesh, pasi e motra e autorëve kishte lidhje jashtëmartesore me viktimën.
Ky i fundit kishte ndikuar përmes publikimit të videove intime me të, për prishjen e dy martesave të motrës së autorëve.
Pas ngjarjes ata ishin kapur nga kamerat e sigurisë duke ikur nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre.