E hënë, 13 Janar, 2025

Shiu dhe mjegull në rrugën e Arbrit vështirëson qarkullimin, shënohet një aksident me dy të lënduar

Kjo e diele ka sjellë përkeqësim të kushteve atmosferike në qarkun Dibër. Që prej paradites së të shtunës kanë nisur reshjet e shiut në të gjithë qarkun ndërsa problem mbetet qarkullimi në rrugën e Arbrit.

Prania e mjegullës së dendur ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve të cilët kanë qarkulluar në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër. Si pasojë e lagështisë në rrugë, një aksident është regjistruar mesditën e së shtunës në rrugën e Arbrit. Një automjet tip furgon është përmbysur në rrugë teksa lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër, e për pasojë dy persona kanë marrë lëndime të lehta.

Situata më problematike ka qenë në segmentin e Xibrit deri në bypassin e Murrizit ku fushëpamja për drejtuesit e mjeteve ka qenë shumë e kufizuar.

Sa kaq, temperaturat kanë nisur në rënie, ndërsa prezente janë reshjet e dendura të shiut.

Deri tani nuk ka probleme me shembje të gurëve në rrugë, ku të gjithë akset nacionale të Qarkut Dibër që të dërgojnë drejt Tiranës, Kukësit apo Librazhdit janë të hapura.

Teksa temperaturat kanë nisur rënies drejt vlerës 0 gradë, pritet që në orët në vijim të ketë reshje dëbore nga 600 metra mbi nivelin e detit, gjë që mund të bëjë bllokim të qarkullimit të automjeteve në rrugët nacionale. Sipas sinoptikanëve, dita e dielë do të jetë me mot të pa qëndrueshëm ku në zonat e ulta pritet të ketë rrëbeshe shiu ndërsa në zonat malore, kryesisht ato lindore, veriore dhe veri-perëndimore do të ketë reshje dëbore.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit