E hënë, 13 Janar, 2025

Ngrica dhe borë/ Ministria e Mbrojtjes tregon si paraqitet situata në vend: Ja akset që kanë probleme me qarkullimin

Ministria e Mbrojtjes ka treguar se situata e motit në vend paraqitet me prani të dëborës dhe ngricave. Sipas njoftimit, disa akse kanë probleme me qarkullin si ai Elbasan-Qafë Thanë, Cudhi Kamp-Qafështamë dhe aksi Qafë Thane – Pogradec.

Ndërkohë, ruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura.

Ministria raporton se po punohet për hapjen e këtyre akseve dhe pastrimin e rrugëve.

Njoftimi i plotë:

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

Akset rrugore

– Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

– Në bashkinë Dibër janë bllokuar disa qendra administrative me akset kryesore si; Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë.

– Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht.

– Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët dytësore të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër.

– Në bashkinë Mat janë bllokuar disa rrugë të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Macukull, Lis, Derjan dhe Komsi.

– Aksi rrugor Peshkopi-Ulëz, në vendi e quajtur Qafë Ulëz ka qenë e bllokuar për shkak të pranisë së dëborës, akullit dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore. Ditën e sotme qarkullimi kryhet normalisht.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit