E hënë, 13 Janar, 2025

Reshjet e borës në zonat e thella të Librazhdit deri në 80 cm, rruga drejt Steblevës dhe Bulqizës qarkullohet me zinxhirë

Një nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit ku moti i keq ka krijuar situatë më problematike është ajo e Librazhdit.

Shumica e fshatrave malorë si Stebleva, Borova, Zabzuni, Klenja dhe Sebishti për shkak të trashësisë së madhe të dëborës që nga e diela janë të izoluar. Ndërkohë në to dhe në mjaft fshatra të tjerë mungon energjia elektrike.

Trashësia e dëborës në disa fshatra malorë në bashkinë e Librazhdit ka shkuar në 80 cm, ndërkohë që po punohet pë hapjen e rrugëve rurale dhe riparimin e rrjetit elektrik të shkatërruar nga motik i keq dhe erërat e forta.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit