Bashkia e Dibrës po përballet me një situatë të vështirë të krijuar nga reshjet e dëborës të së dielës.
Në këtë bashki ka problematika në rrugët rurale në disa fshatra të njësive Maqellarë, Melan, Luzni, Muhurr. Ndërkohë rrugët e qendrave të Njësisëve Administrative Kala e Dodës, Sllovë, Selishtë dhe Arras janë jo të kalueshme pa probleme. Në këtë njësi, Bashkia Dibër po punon me kapacitet të plotë për hapjen e këtyre akseve.
Ndërkohë, temperaturat agjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin e Peshkopisë kanë zbritur deri në minus 10 gradë Celsius, duke sjellë ngrica të mëdha në rrugë.
Energjia elektrike është rikthyer në Kala të Dodës por ka patur ndërprje herë pas here për shkak të erës së fortë. Grupet e OSHEE ndodhen në terren për të eleminuar çdo avari.
Procesi mësimor në Dibër ka nisur vetëm në shkollat e qytetit të Peshkopisë, në qendër të Maqellarës, por jo në të gjitha shkollat që ishin mbyllur nga vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Mësohet se procesi mësimor do të rinisë në këto shkolla sapo rrugët të jenë të aksesueshme nga nxënësit. Deri tani nuk është raportuar të ketë patur probleme me furnizmin me ujë të pijshëm