E enjte, 16 Janar, 2025

Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!

Bulqizë- Një muaj pas aksidentit me pasojë vdekjen, i ndodhur në Xibër, Policia vendore njoftoi sot (16 Janar) se ekzekutoi vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për 63-vjeçarin me inicialet B.A.

I dyshuari akuzohet se më 15 Dhjetor të vitit të kaluar, në fshatin Xibër, teksa po drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar një motomjet që drejtohej nga shtetasi P.H., 75 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 75-vjeçari humbi jetën disa ditë pas aksidentit, në spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit