Aksident i rëndë në mbikalimin midis dy lagjeve të Bulqizës, në segmentin e rrugës së Arbrit.
Një mjet tip “Turan” ka humbur kontrollin dhe ka goditur kolonën e urës.
Në mjet udhëtonte vetëm shoferi, i cili është dërguar në spitalin e Bulqizës për mjekim të parë, por gjendja e tij është e rënduar.
Drejtuesi i mjetit tip Turan, Leonard Qoku 29 vjeç ndodhet në gjendje te rëndë. Ai është me origjinë nga Dibra dhe me banim ne Durrës.